
100 gola me Juventusin dhe rekord historik për CR7
CR7 ka arritur shifrën e 100 golave me fanellën e Juves me golin që shënoi kundër Sassuolos.
Ai gjithashtu ka thyer edhe një rekord historik.
Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori të Juventusit që shënon 100 gola në tri sezonet e para me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Shifrën e 100 golave e arriti edhe Paulo Dybala.

Edhe ai shkroi historinë, pasi u bë lojtari i parë jo evropian që shënon 100 gola për Juventusin.