Aguero – Barcelona, lajmi i fundit nga Spanja

10:29 | 13 Maj 2021

Barcelona thuhet se është e gatshme për të transferuar yllin e Manchester City, Sergio Agueron.

Sulmuesi argjentinas, është golashënuesi më i mirë te Man City me 258 të tillë dhe njoftoi se do të largohet nga Etihad kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit, transmeton lajmi.

Një nga klubet që ka shprehur më së shumti interesim për lojtarin është pikërisht Barcelona.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, perspektiva e nënshkrimit të Aguero tani është ‘duke u forcuar’ brenda Nou Camp.

Ata pretendojnë se Aguero, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsea, është ‘i çmendur’ për t’u bashkuar me Barcelonën dhe përfaqësuesit e tij ia kanë bërë të qartë dëshirën e tij për t’u bashkuar me Messin në Spanjë.

Sipas Daily Mail Aguero thuhet të jetë i gatshëm për të ndërprerë një pjesë të pagëës së tij vetëm për të siguruar një lëvizje në klubin spanjoll.

Barcelona shpreson që ardhja e Aguero do ta bindë Messin të qëndrojë në klub.

Komento: