UEFA merr vendim që pak kush e ka pritur për Superkupën Evropiane

20:38 | 14 Maj 2021

Sipas “BBC Sport”, UEFA do të lëvizë lokacionin e Sueprkupës së Evropës nga Belfasti në Stamboll, transmeton lajmi.net.

E gjitha kjo vjen si pasojë e ndryshimit të lokacionit të finales së Ligës së Kampionëve, e cila ishte e paraparë të mbahej në Stamboll, por që Qeveria britanike kërkoi nga UEFA që të ndryshohej shkaku i valës së tretë të COVID-19 që po përballet Turqia. Pas një dialogu disa ditësh, UEFA ndryshoi lokacionin nga Stambolli në Porto të Portugalisë.

Sipas artikullit, tani edhe pse finalja e Superkupës mund të jetë e gjitha angleze, ajo do të zhvillohet në Stamboll.

Kjo pasi UEFA dëshiron ta “kompenzojë” Turqinë për ndërrimin e lokacionit të finales së Ligës së Kampionëve dhe finalja e Superkupës që mbahet me 11 gusht do të zhvhillohet në Stamboll, gjithashtu autoriteteve të Turqisë i është ofruar mundësia e organizimit të finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2023.

Komento: