
Për sulmin, përveç Vlahovic dhe Belotti, duhet marrë parasysh edhe një tjetër emër dhe që konsiderohet si një futbollist zbulim në Holandë.
Po flasim për Myron Boadu, talenti i datëlindjes 2001 dhe që është në pronësi të AZ Alkmaar.

Ashtu si shkruan Tuttosport, sulmuesi shtatlartë mund të jetë karta fituese e Raiola për të bindur kuqezinjtë për rinovimin e Donnarumma duke kënaqur agjentin edhe me ndonjë komision.
Natyrisht, duhet parë se cila do të jetë përgjigjia e drejtuesve kuqezi dhe dyshes Maldini-Massara.