Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Sipas “Goal.com”, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të largohet nga “Los Blancos” në fund të sezonit.
Sipas artikullit, Zidane ua ka kumtuar lajmin lojtarëve të Real Madridit ku u ka treguar se ai do të largohet në fund të këtij sezoni.
Zidane ishte pjesë e Real Madridit që nga viti 2016-2018 ku fitoi tri Liga të Kampionëve. Ai u rikthye në vitin 2019 në Madrid.
Real Madridi ende është në garë për La Ligan këtë sezon.