E papritur: Barcelona tenton transferimin e sulmuesit nga Serie A

12:28 | 16 Maj 2021

Barcelona raportohet se është futur në garë për transferimin e Luis Murielit, transmeton Zeri.info.

Barcelona është duke menduar për sezonin e ri, teksa pritet të këtë përforcime e largime.

Në fazën e sulmit pritet të këtë ndryshime, derisa raportohet se katalunasit kanë shprehur interesim për Murielin, falë formës së mirë që po kalon sulmuesi i Atalantas.

30-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Atalantan deri më 30 qershor të vitit 2023, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 26 milionë euro.

Për sulmuesin kolumbian interesim thuhet se ka shprehur edhe Interi.

Komento: