
Më herët gjatë mëngjesit, Konfederata Aziatike e Futbollit ka bërë të ditur se Kombëtarja e Koresë së Veriut ka marrë vendim që të tërhiqet nga kualifikimet për “Katar 2022” dhe nga Kupa e Azisë që do mbahet në Kinë me 2023.
Arsyeja është ende e paditur, por Konfederata Aziatike e Futbollit ka bërë të ditur që tani organet e FIFA-së e kanë në dorë rastin ku do të shpalosen më tej detaje të tjera.
Korea Veriore ishte në grup me Turkmenistanin, Libanin dhe Sri Lankën.
