
Seanca nis me një minutë heshtje për Ismet Bogujevcin.
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, ku pritet të prezantohet programi i Qeverisë Kurti.
Kjo seancë ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të këngëtarit të mirënjohur Ismet Bogujevcit, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Bogujevci ka ndërruar jetë në Ditën e Bajramit, më 13 maj të vitit 2021.