Albin Kurti tregon versioinin e tij pse s’kemi liberalizim të vizave

12:00 | 17 Maj 2021

Kurti: S’kemi liberalizim vizash për shkak të imazhit jo të mirë.

“Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka bërë sot prezantimin e programit qeverisës para deputetëve.

Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas tij, kjo është për shkak imazhit jo të mirë të Kosovës që ndërlidhet me korrupsion dhe kr.im të organizuar.

“Liberalizimi përmendet dy herë: në njërën anë kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër nuk e kemi liberalizmin. Kjo vjen për shkak të imazhit tonë që e cilësojnë vendin tonë si shtet me korrupsion dhe kr.im”.

“Ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë në mënyrë që të avancojmë si shtet”.

“Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më, ka bërë krejt çfarë është dashur”.

“Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”.

Komento: