Ylli Brazilian do ta kompletojë transferimin në Gremio brenda 48 orëve.
Douglas Costa pritet të përfundojë lëvizjen e tij në Gremio brenda 48 orëve, tha nënkryetari i klubit brazilian.
30-vjeçari u bashkua me Bayern Munich në huazim nga Juventus këtë tetor, por bavarezët kishin informuar gjigantët e Serie A se nuk do ta blenin futbollistin.
Braziliani tani pritet të kthehet në ish-klubin e tij Gremio në një transferim falas.
“Negociatat janë duke u zhvilluar. Juventusi zyrtarisht na autorizoi të bëjmë një marrëveshje me lojtarin” – tha nënkryetari i Gremio Marcos Herrmann për Globo Esporte.
“Ne jemi duke pritur për dokumentacionin, i cili duhet të mbërrijë të martën ose të mërkurën, dhe ka kohë të mjaftueshme për të regjistruar lojtarin para se të mbyllet afati kalimtar. Ne jemi optimistë ”.
Kontrata e Douglas Costa me Juventusin skadon në vitin 2022, por Bianconerët do të përfundojnë marrëveshjen me anësorin brazilian një vit më parë.