Uniforma e Policisë së Kosovës mes mbeturinash pranë lumit Sitnica

23:45 | 20 Maj 2021

Janë publikuar fotografitë.

Një fotografi dëshmon se si një këmishë e kaltër, pjesë e uniformës së Policisë së Kosovës, është hedhur mes mbeturinash.

Ky moment është kapur këtë të enjte në Vushtrri, pranë lumit Sitnica, përcjell klankosova.tv.

Uniforma e cila figuron në këtë fotografi, nuk dihet saktësisht nëse është origjinale e Policisë së Kosovës apo nëse është përdorur për qëllime të tjera, megjithatë një veprim i tillë lë në hije nivelin e vlerësimit të këtij institucioni të sigurisë në vend.

Komento: