Vjen reagimi i Enver Hoxhajt pasi Albin Kurti e dekoroi Ramiz Lladrovcin

13:25 | 21 Maj 2021

Albin Kurti e dekoroi Ramiz Lladrovcin, vjen reagimi i Enver Hoxhajt.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas dekorimit të Ramiz Lladrovci për performancën më të mirë, shkruan Gazeta Express.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisjen demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore.

Më tutje Hoxhaj tha se kjo është qeverisja e PDK-së që do ta ndejeki9n edhe në komunat e tjera.

“Për të disatën herë me radhë, komuna e Drenasit e udhëhequr nga kryetari i palodhur Ramiz Lladrovci është shpallur si komuna me performancën më të mirë. Institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve tona mike si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia kanë vlerësuar se Komuna e Drenasit ka qenë më e dalluara në qeverisje demokratike, menaxhim komunal shembullor dhe ofrim të shërbimeve cilësore, për çka do t’i ndahen grante zhvillimore. Përgëzoj kryetarin dhe mikun tim, Ramiz Lladrovci i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar përkushtim, përgjegjësi dhe vullnet të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Drenasit. Kjo është qeverisja e PDK-së dhe shembulli të cilin do ta ndjekim nëpër të gjitha komunat tjera”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar sot çmimin për performancën më të mirë kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton Gazeta Express.

Lladrovci këtë çmim ia ka dedikuar ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit por nuk e ka falenderuar kryeministrin Kurti i cili ia ndau çmimin.

“Drenasi është komuna me performancën më të mirë për vitin 2019. Me shumën e buxhetit shtesë të fituar, do të zbatojmë projekte në interes të qytetarëve, të vlerësuara si më të nevojshmet, me prioritet. Falënderoj qytetarët për bashkëpunim dhe zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar si më të mirën në vend.Jemi të parët. Faleminderit të gjithëve, ashtu siç e falënderoj ekipin vlerësues të performancës!Këtë sukses ia dedikoj motivuesit dhe përkrahësit tim më të madh për zbatimin e ligjit dhe transparencës, z. Kadri Veseli”, ka shkruar Lladrovci.

Komento: