Haxhiu: Kurti nuk e akuzoi NATO-n, por Thaçin për marrëveshjen për FSK-në

14:58 | 21 Maj 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar ish-kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin për marrëveshjen me NATO-n në vitin 2013 dhe jo sekretarin e kësaj organizate Anders Fogh Rasmussen.

Sipas saj, rasti është adresuar në Prokurori dhe prokuroria nuk e ka për obligim që t’i raportojë asaj rreth çështjeve të tilla.

“Në lidhje më atë që ka thënë Kurti në seancë, si qeveri ne kemi trashëguar marrëveshje shumë të dëmshme dhe në këtë drejtim edhe Kurti ka thënë se marrëveshja ka qenë dhe vazhdon të mbetet e dëmshme për interesat e Kosovës”.

“Ai nuk e ka akuzuar sekretarin e NATO-s, por ka kritikuar Thaçin që e ka dhënë firmën në një dokument të tillë”.

“Ai ka thënë se çështja është adresuar në Prokurori dhe Prokuroria nuk e ka për obligim që të më raportojë për çështjet të tilla”.

“Në këtë drejtim unë ju ftoj që këtë pyetje ta dërgoni në Prokurorinë e Shtetit”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Komento: