Kjo është çmenduri: Mose e bëni assesi atë që e bëri Angelina Jolie

18:50 | 21 Maj 2021

Nganjëherë çmenduria që bëjnë personat e famshëm, dinë të marrin jetën e personave të thjeshtë.

Aktorja e njohur Angelina Jolie i është bashkuar një tjetër nisme kohët e fundit dhe ajo është për mbrojtjen e bletëve.

Në Ditën Botërore të Bletëve, 45-vjeçarja realizoi dhe një set fotosh të frikshme me bletë që kishin mbushur trupin e saj.

Në videon e shfaqur për realizimin e këtyre fotove tregohet ylli i kinematografisë ndërsa qëndron pa lëvizur dhe qindra bletë lëvizin në trupin dhe kokën e saj.

“Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Qëndrova për 3 ditë pa bërë dush pasi ekspertët më thanë se bletët nuk do të më afroheshin nëse do të ndjenin aromën e shampove apo parfumeve të mia”, tregon Jolie.

Komento: