Ditë zie për Edona Llaloshin – këngëtarja merr lajmin e hidhur

18:56 | 21 Maj 2021

Edona Llalloshi ka marrë një lajm të hidhur dhe së bashku me familjen janë në ditë zie.

Edona përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai i bashkëshortit të saj, pra vjehrri i këngëtares.

Ajo ka ndarë me publikun e gjerë një fotografi bashkë me të ndjerin tashmë dhe ka emocionuar me fjalët.

“Sot nderroi jetë një zotëri, një esnaf i vërtetë.

Babi i bashkeshortit tim, Gjyshi i Doa-s dhe i Nur-it, vjehrri im i dashur Nexhmedin Haxhifejzullahi .

Zoti pastë meshirë në shpirtin tënd të pastër e të bardhë 🙌 😔” ka shkruar Edona në mbishkrimin e fotografisë.

Ngushëllime.

Komento: