
E bujshme: Milan transferon yllin e Chelsea.
Paolo Maldini ka gati goditjen e parë për merkaton e verës!
Milan të dielën do të përballet me Atalantën, ndeshje kjo e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin e Rosonerëve në Champions League.
Paolo Maldini ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit Milan është hedhur në su.lm për transferimin e Olivier Giroud nga Chelsea.

Lojtari ishte shpall Kampion i Botës me Francën.
Francezit i skadon kontrata me Blutë e Londrës në fund të sezonit dhe Rosonerët synojnë ta rrëmbejnë atë para rivalëve të tyre.
Giroud është i gatshëm ta vesh fanellën e Milanit nëse Rosonerët kualifikohen në Champions.