Dy ‘bomberët’ afër transferimit te Ral Madridi

17:02 | 22 Maj 2021

Mediet ndërkombëtare kanë raportuar të shtunën se Real Madrid është duke vlerësuar opsionet e blerjes së dy sulmuesve të dëshmuar nga Serie A dhe Bundesliga.

I pari është Lautaro Martinez i Interit, e i dyti Robert Lewandowski i Bayernit, transmeton klankosova.tv.

Për këtë të fundit është përfolur se mund të kalojë te madrilenët qysh nga koha kur ishte në Borussia Dortmund, më 2014.

“Sky Germany” ka cituar “AS” të ketë raportuar se polaku asnjëherëe nuk e ka lënë t’i shuhet ëndrra për të luajtur me mbretërit.

Po ashtu, raprotohet se agjenti i Lewandovskit është duke i shqyrtuar ofertat.

Një medium tjetër spanjoll, “Marca“ ka raportuar se edhe përfaqësuesi i Lautaro Martinez, lojtarit të ekipit kampion italian, Inter, është në kontakt me Realin dhe se nuk përjashtohet mundësia që argjentinasi mund të kalojë në kryeqytetin spanjoll.

Komento: