Mbappe e di se ku do të luajë dhe cilën fanellë do ta veshë

19:26 | 22 Maj 2021

Kylian Mbappe raportohet se do të largohet në këtë verë nga Paris Saint-Germain.

Talenti francez duket se e ka mendjen vetëm te kalimi te Real Madridi dhe bëhet e ditur se ka marrëveshje në parim.

Por, sipas asaj që raporton RMC Sport, PSG i ka ofruar kontratë të re 22-vjeçarit vetëm që të qëndrojë në Parkun e Princave.

Mediumi bën të ditur se Mbappe ka para vetës kontratë katërvjeçare dhe me një pagë të majme sa fiton edhe Neymar.

Por, francezi do të marrë vendimin e tij për të ardhmen në muajin qershor, para se të fillojë Kampionati Evropiane më 11 qershor.

PSG i ka kërkuar lojtarit që të tregojë për vendimin e tij, në mënyrë që të shikojnë opsione për zëvendësimin e tij.

Komento: