
Anxhela sapo përfundoi performancën e saj të finales.
Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit, Anxhela Peristeri sapo ka përfunduar interpretimin e saj në skenën e finales “Eurovision”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja e cila po garon me këngën “Karma” dhuroi interpretim të mrekullueshëm në skenën e “Eurovision”.
Ajo kishte zgjedhur që për këtë mbrëmje të shfaqej me një kostum ngjyrë gri, në të cilin dukej mahnitëse.
Për ndryshe, në finalen e madhe garojnë 26 shtete, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrë komente tejet pozitive për këngën.
