Arsenali fiton ndaj Brightonit, mbetet jashtë Ligës së Evropës

19:13 | 23 Maj 2021

Sfida e zhvilluar në Emirates Stadium

Arsenali ka regjistruar fitore komode (2-0) përballë Brighton & Hove Albion në ndeshjen e fundit sezonale të Ligës Premier.

Në sfidën e zhvilluar në Emirates Stadium, gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Topçinjtë realizuan dy herë në fraksionin e dytë të lojës.

Me të filluar fraksioni i dytë (49’), Nicolas Pepe pranoi një asistim nga Calum Chambers dhe realizoi.

Pas një ore lojë, Nicolas Pepe shënoi edhe golin e dytë personal falë asistimit nga Martin Oedegaard duke vendosur edhe rezultatin përfundimtar.

Përkundër kësaj fitoreje, Arsenali ka mbetur në vend të tetë – jashtë zonës evropiane, duke qenë se Tottenham Hotspur fitoi ndaj Leicester Cityt (4-2) dhe siguroi një vend në Ligën e Evropës.

Brightoni e ka mbyllur sezonin në vend të 16-të në renditje me 41 pikë të arkëtuara.

Komento: