
“Djajtë e Kuq” triumfuan
Manchester United e ka mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë duke mposhtur Wolves në udhëtim.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.
Talenti Elanga realizoi në minutën e 13-të për të ndryshuar rezultatin.
Wolves u kundërpërgjigjen përmes Nelson Semedos (39′).
Ndërsa, golin që doli të jetë i fitores e realizoi Juan Mata nga pika e bardhë (45+4).
United e mbyll këtë sezon në pozitën e dytë me 74 pikë, derisa Wolves renditën në pozitën e 12-të me 45 pikë.