
Eden Hazardi po mendon rikthimin te Chelsea.
Ylli belg Eden Hazard është duke menduar të rikthehet te Chelsea, raporton “El Chiringuito”.
Hazard ka kaluar dy stinorë te Real Madridi me probleme të shumta me lëndime.

Ai dëshiron të kthehet te Chelsea, te klubi ku përjetoi periudhën më të mirë në karrierë.
Hazard 30-vjeçar ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa ka realizuar katër gola dhe asistuar një tjetër.