Zyrtare: Gattuso emërohet trajner i ekipit nga Serie A

17:20 | 25 Maj 2021

Nuk kanë shkuar as dy ditë dhe Gennaro Gattuso ka gjetë punë të re pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Napolit.

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht Gennaro Gattuso si trajnerin e tyre të ri.

Gattuso do të drejtojë klubin e Fiorentinës nga sezoni i ardhshëm, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit.

Për momentin, Napoli ka mbetur pa trajner dhe pritet që shumë shpejt të marrë një vendim të ri për stolin e tyre.

Fiorentina kishte vendosur Giuseppe Iachini si kryetrajner në mars të këtij viti, vetëm për ta larguar 2 muaj më pas.

Komento: