
Faleminderit dhe mirupafshim. Alesio Romagnoli, do të largohet nga Milani në verë, një vit nga përfundimi i kontratës së tij që i skadon në verën e 2022-shit.
Maldini dhe Massara kanë bërë një zgjedhje, e bazuar në kriteret teknikë dhe ekonomikë, që nuk parashikon mbajtjen e tij. Dy muajt e fundit kanë folur qartë.

Që nga 7 marsi që ai është dëmtuar në muskul, ish-kapiteni kuqezi ka luajtur vetëm 107 minuta ndërmjet Lazio dhe Benevento. Kjo ka bërë që ai të kthehet në zgjedhje të tretë, çka do të thotë se tashmë largimi mbetet e vetmja alternativë.