
Një vit më parë Milani kishte arritur marrëveshjen për ardhjen e Sandro Tonali nga Brescia në formë huazimi me pagesë, me të drejtë blerjeje.
Dukej se gjithçka ishte thjesht një formalitet dhe se ai ishte dikush që i duhej ekipit.

Por, në fund, mesfushori, autor i një sezoni zhgënjyes, nuk do të blihet nga Milan.
Për blerjen e tij Milani duhet t’i jepte Brescias 25 milionw euro. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe lojtari do të kthehet sërish te Brescia. /ORAinfo/