E konfirmon Maldini, ylli i madh largohet nga Mialni

19:22 | 26 Maj 2021

Porteri italian, Gianluigi Donarumma ka kaluar pothuajse gjithë karrierën e tij me “Rossonerët” dhe tani aventura e tij do të marrë fund.

Drejtori sportiv i klubit të Milanit, Paolo Maldini, ka njoftuar për largimin e portierit nga klubi.

“Rrugët tona do të ndahen, e falenderojmë atë për kontributin e dhënë. Projekti i Milanit do të vazhdojë akoma në nivelet më të larta”, ka thënë Maldini.

“Mendoj se duhet të falënderojmë të gjithë lojtarët që kanë bërë këtë sezon të pabesueshëm. Gigio ishte një udhëheqës dhe shpesh kapiten. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh një profesionist, i cili duhet të jetë i gatshëm të ndryshojë klubet”, ka shtuar Maldini.

Juventus dhe Barcelona kanë shprehur shumë interesim për portierin 22 vjeçar.

Reprezentuesi i Italisë do të largohet si lojtar i lirë nga klubi, gjë të cilën nuk e priste aspak Milani.

Komento: