Policia konfiskon armë dhe municion në Sibovc të Obiliqit

20:01 | 26 Maj 2021

Në orët e hershme të mëngjesit zyrtarët policorë të Stacionit në Obiliq kanë zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Sibovc të kësaj komune.

Gjatë këtij aksioni janë gjetur një armë automatike AK-47, nëntë karrikator të këtij lloj të armës, dy pushkë gjuetie, një revole e tipit “Berretta” të kalibrit 9 mm dhe 50 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me këtë rast ndaj të dyshuarit Xh.K, 36 vjeçar, është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Komento: