LAJMI I FUNDIT: Plagosen dy persona në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

23:36 | 26 Maj 2021

Të shtëna me armë zjarri pati pak më parë në Fushë-Kosovë.

SI pasojë e këtyre të shtënave të plagosur janë dy persona.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”

Komento: