Aleksander Vuçiq – ambasadorit francez: “Na duhet shumë forcë për ta arritur kompromis me Kosovën”

13:42 | 27 Maj 2021

Vuçiq – ambasadorit francez: “Na duhet shumë forcë për ta arritur kompromis me Kosovën”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ekziston gjithmonë një gatishmëri për të gjetur një zgjidhje kompromisi dhe se ai do t’i përgjigjet ftesës nga Brukseli sa i përket të ardhmes së dialogut Kosovë-Serbi.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimti që pati me ambasadorin francez Jean-Louis Falconi me ç`rast shtoi se delegacioni nga Beogradi do të marrë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, dhe se ai ishte i kënaqur me vëmendjen që Presidenti Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.

Vuçiq dhe Falconi biseduan gjithashtu për marrëdhëniet dypalëshe, përparimin e vendit tonë në rrugën evropiane, si dhe situatën në rajon.

Komento: