Zyrtare: Spalletti emërohet trajner i gjigantit italian

11:43 | 29 Maj 2021

Skuadra e Napolit është bërë me trajner të ri.

Klubi italian ka firmosur kontratë me trajnerin e njohur, Luciano Spalletti.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis përmes rrjeteve sociale.

“Kam kënaqësinë ta zyrtarizoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit duke filluar nga 1 korriku. Mirësevjen Luciano, së bashku do të bëjmë punë të mirë”, ka thënë De Laurentiis.

Kujtojmë që Spalletti do ta zë vendin e Genaro Gatussos – i cili u shkarkua menjëherë pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Komento: