Bie numri i gjobave antiCOVID

09:03 | 30 Maj 2021

Që nga fillimi i pandemisë, institucionet shtetërore morën vendime të ndryshme për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të virusit.

Kësisoj prej disa muajsh qytetarët kanë masa të caktuara të cilat duhet respektuar, ndërsa për të gjithë ata që shkelën këto masa Policia e Kosovës bashkë me inspektoratin kanë shqiptuar gjoba.

Por gjatë 24 orëve vërehet një rënie e numrit të shqiptimit të gjobave antiCOVID, për dallim nga ditët e tjera, transmeton lajmi.net.

Gjatë orëve të fundit zyrtarët policorë kanë shqiptuar 398 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

Duhet përkujtuar që prej nesër hyn në fuqi ndryshimet që kanë të bëjnë me masat antiCOVID si dhe largohet ora policore.

Komento: