Trajneri i njohur zbulon se çfarë po e dëmton më së shumti Messin

09:30 | 30 Maj 2021

Përzgjedhësi i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur së fundmi rreth Lionelit Messit.

Scaloni ka thënë se dëshira e madhe për të fituar, e dëmton Messin kur ndodhë e kundërta.

“Ai dëshiron të fitojë shumë dhe kjo e dëmton atë më së shumti kur ai dështon. Unë nuk kam asnjë dyshim për këtë.

Messi është personi i parë tek i cili drejtohesh kur një trajner ka nevojë për ndihmë. Gjithçka që ai ka bërë dhe po bën akoma, është ajo që është dhe ishte … E gjithë kjo nuk është thjesht sepse ai luan futboll të mirë, por për shkak të llojit të personit që është” – tha fillimisht trajneri argjentinas për “Ole”.

Tutje, Scaloni tha se ai dëshiron që Lionel Messi të jetë i lumtur.

“Ne duam që Leo të kënaqet, të luajë futboll, të jetë i lumtur. Unë mendoj se kjo është çështja. Kur të përfundojë karrierën e tij, ai do të kujtojë momentet kur i bëri njerëzit të lumtur. Kjo vlen për të dhe çdo lojtar tjetër.

Sot futbolli është shumë konkurrues, është e vështirë të fitosh. Unë gjithmonë i them atij të kalojë një kohë të mirë dhe të shijojë çdo seancë stërvitore” – ka deklaruar trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Kujtojmë se Lionel Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm me Barcelonën, por ende i mungon një i fituar me Argjentinën.

Komento: