Aksident i rëndë- Lëndohet katër persona në rrugën Ferizaj-Shtime

18:10 | 30 Maj 2021

Detaje nga policia e Kosovës

Minuta më herët ka ndodhur një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime. Lidhur me rastin është deklaruar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Ai tregoi që në atë aksident ishin të përfshira dy automjete civile ndërkaq të lënduar mbetën katër persona.

Shkak i aksidentit, sipas Veselit, është një veprim i pasigurt i njërit automjet.

“Në ora 13:08 në rrugën magjiatrale Ferizaj-Shtime, fshati Lloshkobare , rruga që qon për në fshatin Dremjak ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale 4 persona (3 meshkuj 1 femër) marrin lëndime trupore, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt të njëjtit janë liruar. Shkak i aksidentit ishte një veprim i psigurtë i njërit automjet“, u shpreh Veseli për Indeksonline.

Komento: