
“Për këtë arsye e transferuam këtu”
Ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka vlerësuar lartë sulmuesin Astrit Selmani.
Selmani shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Suedisë nga pika e bardhë.
Ibrahimovic që është aksionar te skuadra e Hammarby, për kosovarin tha se për këtë arsye e transferuan.
“Për këtë arsye e transferuam këtu, që të jetë vendimtare në këtë momente”, u shpreh ai.
Ndërkohë, Selmani do humbas ndeshjen ndaj San Marinos, por do jetë i gatshëm për Maltën.