Lajmi i fundit: Qëllohet me armë një kombi-bus në Gjakovë

22:23 | 30 Maj 2021

Policia është duke hetuar rastin.

Një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri drejt shoferit të një kombi-bus, në të cilin kishte edhe udhëtarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:22 në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Gaspër Karaqi”.

Sipas Policisë dy plumba qëlluan kombi-busin, por nuk pati të lënduar.

I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.

“Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyr hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar”, njofton policia.

Komento: