Masat e reja në Kosovë do të hyjnë në fuqi që nga nesër.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Sipas këtij vendimi, ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Kurse, shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.