
Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, foli për Kampionatin EUropian dhe në veçanti Italinë në “Radio Anch sport”:
Italia është një ekip i shkëlqyeshëm kombëtar, një ekip që mund të fitojë Kampionatin Europian. Për mua do të jetë një sukses i madh nëse do ta kalojmë grupin si Ukrainë. Axurrët janë kundërshtarë që do të doja t’i shmangja, sepse kanë një futboll të mirë dhe drejtohen nga një trajner i shkëlqyeshëm.
Futbolli lëviz mbi të gjitha me rregullat e reja, VAR e ka ndihmuar shumë rritjen e tij. Ishte i dobishëm për vetë aktorët e futbollit dhe spektatorët. A është më mirë të takosh Hollandën menjëherë në grupin europian? Është gjithashtu Austria dhe Maqedoni në një grup me ne, nuk ka kundërshtarë të dobët në futbollin e sotëm. Do të jetë e vështirë të përballemi me to.
Shevchenko gjithashtu foli për dashurinë e tij të madhe në futboll, Milanin:
Kuqezinjtë luajtën një kampionat të shkëlqyeshëm, Pioli ishte fantastik në menaxhimin e grupit. Ai bëri një fazë finale të shkëlqyeshme të sezonit dhe i arriti të gjitha qëllimet e tij. Tani duhet të operojë në tregun e transferimeve, që të përgatitet për një Ligë Kampionësh të shkëlqyeshme. Donnarumma? Të gjithë jemi të lirë të bëjmë zgjedhje, për mua është i ri dhe mund të bëjë atë që dëshiron. Por karriera e tij sapo ka filluar, bëri mirë në Milano. Do doja të qëndronte dhe të kishte më shumë rezultate të rëndësishme te Milani, të tillë si fitimi i kampionatit dhe Champions League.

Një opsion i hedhur poshtë tashmë, por Milani do të jetë ende në gjendje të llogarisë Ibrahimovic:
Për mua ishte vendimtar gjatë kampionatit, edhe nëse nuk luajti shumë ndeshje. Ibra sigurisht që i bën lojtarët e rinj të rriten, ai është një kampion i madh, që ka rolin edhe të drejtuesit në ekip. Trajnimi i Milanit? Tani jam i zënë me ekipin kombëtar, falë edhe ndihmës së Tassotti, me të cilin po bëjmë një projekt të shkëlqyeshëm. Pastaj do të shohim. Do të doja të stërvisja një klub, do të ishte hap tjetër përpara në karrierën time.