Palmer dhe Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani

15:43 | 31 Maj 2021

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani.

I dërgfuari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës.

Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.

Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

Komento: