Zvicra e shkon Andi Zeqirin, s’e fton në Euro 2020

18:42 | 31 Maj 2021

Andi Zeqiri nuk është ftuar nga Zvicra për në Euro 2020.

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri nuk është ftuar nga Zvicra për të luajtur në kampionatin europian 2020. Zeqiri i kishte premtuar fillimisht Kosovës së do të luante për ta, por mandej, pas kalimit në Brighton në Angli ai kishte ndërruar mendje.

Derisa më parë atë nuk e kishte ftuar Petkovic dhe ai vazhdonte të luante për U21 të Zvicrës, kurse tani Andi edhe pse u ftuar në listën e parë, ai ka mbetur jashtë listës me 26 lojtarë që do të luajnë në kampionatin Europian që fillon javën e ardhshme.

Në listën e publikuar sot, nga shqiptarët Petkovic ka ftuar vetëm Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Admir Mehmetin.

Komento: