Milan arrin marrëveshje për transferimin e sulmuesit të madh

18:43 | 31 Maj 2021

Giroud pranë transferimit tek Milan.

Ylli i Chelseas është pranë një transferimi me parametra 0 në San Siro.

Sulmuesi Olivier Giroud është shumë pranë një transferimi tek skuadra e Milanit, të paktën kështu raporton Calcio Mercato.

34 vjeçari ka arritur një marrëveshje për një kontratë 2 vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Milan do ta transferojë francezin me parametra 0 për shkak se skuadra londineze vendosi kundër një rinovimi të kontratës me të.

Komento: