Po ndodh e papritura, Real Madridi po e mendon rikthimin e Carlo Ancelottit

22:35 | 31 Maj 2021

Mediat në Spanjë kanë hedhur një “bombë” në lidhje me Real Madridin.

Sipas “Cope”, “Mbretërit” janë duke menduar ta kthejnë Carlo Ancelottin si trajner.

Ancelotti që për momentin është trajner i Evertonit, mund të largohet në këtë verë, transmeton Indeksonline.

Italiani kishte udhëhequr Real Madridin nga viti 2013 deri në 2015-tën, ku kishte arritur të fitonte një Ligë të Kampionëve.

Real Madridi për momentin është pa trajner pasi Zinedin Zidane dha dorëheqje.

Komento: