Ministrja Gërvalla ‘harron’ flamurin amerikan në takim me Lajçakun dhe Palmerin

23:49 | 31 Maj 2021

Ministrja Gërvalla priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të BE-së Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan Palmer. Por, gjithçka nuk duket se shkoi sipas planit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak si dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë këtij takimi që u zhvillua në atmosferë miqësore, ministrja Gërvalla njoftoi palët me sfidat e qeverisjes, transmeton lajmi. net.

Gjithashtu në takim u bisedua rreth dialogut të ndërmjetësuar me Serbinë dhe pritjet që ka Kosova nga ky proces.

Mirëpo, ajo që bie në sy në bazë të fotografive të publikuara nga takimi në fjalë shihet se në tavolinën e takimit nuk ishte vendosur flamuri amerikan.

Dy flamujt e vetëm që shihen në tavolinë janë ai i Kosovës dhe i Bashkimit Evropian.

Megjithatë, flamuri amerikan shihet në një fotografi tjetër të palëve nga takimi i sotëm.

Komento: