Allegri e dëshiron ish lojtarin e Milanit tek Juventus

09:29 | 01 Qershor 2021

Allegri dëshiron Locatellin tek Juve.

Massimiliano Allegri i ka bërë të ditur skuadrës juventine që këtë verë dëshiron ta shohë Manuel Locatellin duket veshur fanelën e skuadrës së tij, raporton Gazzetta dello Sport.

Ylli i Sassuolos tash e sa kohë është duke u përcjellur nga përfaqësuesit e Zonjës së Vjetër dhe këtë verë mundet të arrihet marrëveshje përfundimtare për blerjen e tij.

Locatelli para Sassuolos kishte qenë pjesë e Milanit, skuadër e cila nuk besoi tek aftësitë e tij.

Komento: