Në Vërmicë kapen 30 kilogramë marihuanë, Xhelal Sveçla zotohet se do ta ndalë trafikimin

09:54 | 01 Qershor 2021

Kapen 30 kilogramë mari.huanë në kufi, Xhelal Sveçla zotohet se do ta ndalë trafikimin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogamë substancë nark.otike e llojit mar.ihuanë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar dhe se Kosova do të jetë “zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”.

“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë subs.tancë nark.otike e llojit mar.ihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e subs.tancave psikotrope dhe analoge”. Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar. Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale”, ka shkruar Sveçla

Komento: