Milani po bën ‘çmendurinë’ për transferimin e vitit

10:24 | 01 Qershor 2021

Një top lojtar, për një yll edhe më të madh – Milani po bën ‘çmendurinë’ për transferimin e vitit.

Rodrigo De Paul është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mesfushës.

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu do të largohet si i lirë nga Rossonerët në verë, derisa De Paul shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.

Argjentinasi ka qenë ndër më të mirët në Serie A në vitet e fundit, derisa ai është bërë dëshira kryesore e Milanit për afatin kalimtar veror.

27-vjeçari luan si mesfushor qendror, ofensivë, sulmues i dytë dhe në krah. Kjo ka bërë që ai të pëlqehet shumë nga trajneri Stefano Pioli i cili e dëshiron në skuadër për edicionin e ri.

Sipas gazetës së përditshmje italiane Tuttosport, Rossonerët janë duke planifikuar një ofertë shumë të mirë në drejtim të Udineses për kapitenin e tyre.

Komento: