Pas Agueros, Barcelona sapo zyrtarizoi edhe një super transferim nga Manchester City

10:34 | 01 Qershor 2021

Barcelona nënshkruan edhe një lojtar të Manchester City.

Barcelona do të nënshkruajë qendërmbrojtësin e Spanjës Eric Garcia, me një marrëveshje pesëvjeçare kur kontrata e tij me Manchester City të skadojë muajin tjetër.

Klubi i La Liga ka përfshirë një klauzolë blerjeje prej 400 milion euro në kontratën e 20 vjeçarit, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Karriera Garcia filloi si i ri te Barcelona para se të transferohej në vitin 2017 te Manchester City.

Të hënën, Barcelona ra dakord për një marrëveshje dy-vjeçare me lojtartin e “Citizens” Sergio Aguero, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor.

Garcia, i cili u bashkua akademisë së Barcelonës në vitin 2008, bëri 12 paraqitje për kampionët e Premier Ligës të Pep Guardiola në 2020-21, mirëpo, startoi vetëm tre ndeshje të ligës.

Gjiganti italian është gati ta sakrifikojë talentin norvegjez Jens Petter Hauge në mënyrë që të arrijnë te De Paul.

Rossonerët kanë gati 25 milionë euro para si dhe shërbimet e norvegjezit për ta bindur Udinesen të heqë dorë nga ylli argjentinas.

Gjithsesi gara për të nënshkruar me të nuk do të jetë e lehtë, pasi De Paul kërkohet edhe nga Inter, Juventus, Atletico Madrid, Manchester United dhe Leeds United.
Reprezentuesi italian këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Komento: