Palmer i qart për dialogun: Besojmë se në fund duhet të ketë njohje reciproke

11:33 | 01 Qershor 2021

Palmer: Besojmë se në fund duhet të ketë njohje reciproke.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka thënë se Amerika vazhdon të besojë se njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë.

“Ne vazhdojmë të besojmë se është njohja reciproke e cila në do t’ia lë këtë çështje të kaluarës dhe do të hapë rrugën përpara”.

“Lloji i trysnisë mbi palët janë ambiciet dhe dëshirat e tyre që të ecin në rrugëtimin drejt BE-së, kjo kërkon adresimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve apo problemeve. Kjo beson se krijon ato stimulime, ato stimulime që janë të domosdoshme për palët që t’i adresojnë sfidat, t`i identifikojnë kompromiset që do të jenë të domosdoshme dhe të hapin rrugën përpara me lehtësimin e Lajçak dhe ekipit të tij dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, tha zyrtari i lartë amerikan në një konferencë të përbashkët në Prishtinë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Komento: