
Muriqi, Kosova e mbyll pjesën e parë në epërsi të dyfishtë.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe San Marinos, ndeshje miqësore që është duke u zhvilluar në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” janë në epërsi me rezultat 2 – 0.
Kosova dominoi në të gjitha aspektet gjatë pjesës së parë dhe gjeti golin qysh në minutën e dytë përmes Lirim Kastratit, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndërkohë, ishte qendërsulmuesi Vedat Muriqi që kaloi Kosovën në epërsi në mënyrë fenomenale (27′).
I njëjti realizoi sërish në fundin e pjesës së parë pas harkimit të Arbër Zenelit (45+1).
Lajmi.net, do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për ndeshjen.