Abdixhiku thotë se Kurti duhet ta shkarkojë Rakiqin

14:19 | 02 Qershor 2021

Abdixhiku: Rendi është që kryeministri Kurti ta shkarkojë Rakiqin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kërkoi nga kryeminstri Kurti që ta shkarkoj Goran Rakiqin, ministër nga radhët e komunitetit serb i cili një ditë më herët e quajti kryeministrin me fjalën hipokrit.

“Si është e mundur një ministër ta ofendoj kryeministrin e tij dhe të mos ketë reagim, nga sot ky relacion nuk mund të funksionoj, rendi është që kryeministri ta shkarkoj ministrin e vet”, tha Abdixhiku.
Ai këto komente i bëri në debatin “Fol Hapur” ku është duke diskutuar me gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Komento: