
Edicioni i sotëm i Tuttosport raporton këtë mëngjes listën e disa sulmuesve të rinj që janë në vëmendjen e Milanit për sezonin e ardhshëm.

Përveç Giroud, në fakt, klubi kuqezi është duke menduar të marrë edhe një sulmues të ri dhe me prespektivë për të rritur përkrah Ibrahimovic dhe ndoshta francezit duke qenë sezoni i gjatë dhe me shumë impenjime.

Emrat që janë duke u ndjekur nga Moncada janë ato të Myron Boadu (Az Alkmaar), Odsonne Èdouard (Celtic Glasgoë), Breel Embolo (Borussia Moenchengladbach), Amine Gouiri ( Nice), El Bilal Touré (Stade Reims) dhe Lassina Traoré (Ajax).

Të gjithë janë lojtarë mjaft të rinj që kushtojnë jo më shumë se 15 milionë euro.